“Si Ronaldinjo kur gjërat shkojnë mirë”, futbollisti brazilian kritikon Muriqin: Zhduket kur …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 0:21

“Si Ronaldinjo kur gjërat shkojnë mirë”, futbollisti brazilian kritikon Muriqin: Zhduket kur …

Mesfushori brazilian Luiz Gustavo i ka kritikuar ashpër bashkëlojtarët e vet të Fenerbahces, përfshirë edhe Vedat Muriqi, pas humbjes 1-0 të kundër Koniaspor ditën e djeshme.  

Muriqi Gustavo

Kjo ishte ndeshja e pestë radhazi për Fenerbahcen,  duke ngelur shumë mbrapa në garë për titull këtë sezon. Skuadra e yllit të  Kosovës,  tani renditet në vendin e shtatë me 40 pikë, 12 më pak se kryesuesit Trabzonspor, që kanë 1 ndeshje më pak.

“Kur trajneri shkarkohet, nënkupton se lojtarët kanë bërë krim. Këtë e dëshmuam sot në fushë. Duhet t’i pranojmë përgjegjësitë. Kur gjërat shkojnë mirë, të gjithë në fushë luajnë si Ronaldinjo, por kur ato shkojnë keq, nuk e shoh të njëjtën.  Duhet ta respektojmë këtë klub me histori të madhe”, u shpreh Gustavo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"