Si nisi krisja e madhe e Ozilit me Gjermaninë për një foto me… “diktatorin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 14:52

Si nisi krisja e madhe e Ozilit me Gjermaninë për një foto me… “diktatorin”

Më 15 maj presidenti turk, Taib Erdogan, ishte në Londër në një vizitë pune me kryeministren e vendit. Gjatë kohës, ai zhvilloi disa takime politike me drejtuesit më të lartë të vendit. Mesut Ozil dhe Ikai Gyndoan që jetojnë në Angli, njëri luan për Mançester Sitin dhe tjetri me Arsenalin.

Erdogan,  Gündogan, Özil, Tosun

U takuan me Erdoganin në një mbrëmje bamirësie. Lojtarët dhe presidenti turk u fotografuan me njëri-tjetrin. Ozil i dhuroi atij fanellën me nr.11 të Arsenalit. Një fotografi që u përhap shpejt në mediat gjermane dhe që na ajo kohë është kthyer në një çështje kombëtare, duke trazuar shumë ujëra në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"