Si nisi historia e njohjes së Rike Roçit me Krist Prengën? E mbajtën të fshehtë, por zbulohet e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 23:42

Si nisi historia e njohjes së Rike Roçit me Krist Prengën? E mbajtën të fshehtë, por zbulohet e vërteta

Si nisi historia e njohjes së modeles së “Big Brother” me Krist Prengën?

Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, ka konfirmuar lidhjen e saj me boksierin shqiptar, Kristian Prenga. Ishte vetë Rike, që me anë të një postimi në “Instagram” zbuloi gjithçka rreth lidhjes që çifti ishte përjekur ta mbante të fshehtë. 

rike-roci-kris-prenga

 

 

Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen e 29-të partnerit të saj, tashmë kampion bote në kickbox.Rike u shpreh se boksieri është njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur. Ndërsa shton në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë! Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin!”

Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihet i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken. Ndërkohë “Panorama Plus” ju sjell edhe një foto tjetër të çiftit, që ata e kanë shkrepur gjatë pushimeve dimërore ku kanë qenë për ski, që është dhe një nga pasionet e Rikes, vajzës nga Durrësi që jeton në Itali.

rike-roci-kris-prenga1

Para Vitit të Ri ata ishin çift në programin “Shiko kush luan”. Edhe pse nuk ranë në sy se ishin në lidhje, Rike e vendosur në krah të tij e qëlloi me tortë në fytyrë, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre ekzistonte një lidhje intime. Burime pranë çiftit kanë treguar se janë njohur në Milano, qytetin ku jeton Rike dhe që nga ajo kohë Prenga e viziton shpesh atë qytet të Italisë.

Flitet se marrëdhënia e tyre është shumë serioze dhe ata po bëjnë plane për fejesë brenda këtij viti. Kristian Prenga është shpallur zyrtarisht kampion bote në kickbox, pas një ndeshjeje të zhvilluar në Kanada. Prenga bëri që të këndohej himni shqiptar pas fitores bindëse ndaj kundërshtarit të tij. Ndeshja u zhvillua në Ontario të Kanadasë, në orën 02:30 pas mesnate.

Sfida u organizua nga “Global Legacy Boxing”, drejtuar nga legjenda e boksit kanadez, Les Woods. I lindur më 24.01.1991 në Orosh të Shqipërisë, ai bëri karrierë si boksier nga viti 2016- 2018. Në vitin 2019, me realizimin e filmit “Falco” të Bes Kallakut, ai ishte aty pjesë e filmit si aktor me karakterin e anestezistit. Kjo është historia e dytë serioze e Rike Roçit, pasi i dha fund lidhjes 10-vjeçare me një muzikant italian.

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, ajo mori famë të shpejtë në gjithë Italinë, si tifozja seksi e “Euro 2016”. Pas fotove me dekoltenë bombastike që bënë xhiron e botës, Rike mori shumë ftesa për të qenë e ftuar në emisionet më të ndjekura të Italisë, ku flitej për sportin. Sa i përket karrierës në Itali, ajo tashmë i ka hyrë kinemasë, pasi u përzgjodh në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin.

Vitin e kaluar ishte duke punuar me regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët e zgjodhën për projektet e tyre. Pak kohë më parë, ajo tërhoqi gjithmonë vëmendjen me format e saj trupore dhe pamjen gjithashtu. Roçi shpeshherë publikon foto provokative në rrjetet e saj sociale, të cilat nuk kalojnë pa u vënë re nga ndjekësit e saj.

Së fundmi, Rike publikoi një foto, e veshur me pantallona dhe një bluzë të shkurtër, por ajo që i çuditi të gjithë ishte pozicioni i dorës së saj. Kjo foto u konsiderua shumë provokuese, por Rike u sqarua më vonë në “Instagram” duke thënë se vendosja e dorës në pozicionin intim ishte si një diss për njerëzit e këqij. Nuk dihet se për kë e kishte konkretisht, por një gjë është e sigurt, që Rike dukej shumë provokuese.

Duket se Roçi është rikthyer fuqishëm me postime nga pushimet e saj luksoze, periudhë që e shfrytëzon edhe për poza seksi. Së fundi u pa të argëtohej me ish-bashkëshorten e futbollistit shqiptar që luan me Zvicrën, Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmanin.

Vitin e kaluar, e njohur si tifozja shqiptare më seksi, Rike i hyri karrierës së ëndërruar, kinemasë. Ish-banorja e “Big Brother 3” tregoi se ka nisur studimet, pasi ishte përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin.

Për “Panorama Plus”, Rike Roçi konfirmoi faktin që është duke bërë realitet ëndrrën e saj më të madhe, filmin, ndërsa po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës.

“Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme”, tha ajo.

Po ku ka arritur deri tani dhe me kë po bashkëpunon për të hyrë në tregun e filmit italian si aktore?

“Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme ‘Gomorra’, ‘Suburra’ etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, sqaroi Rike për “Panorama Plus”.

Ndërkohë që nuk ka lënë pas dore as modelimin, pasi ka pozuar për markën “Guess”, një arritje e konsiderueshme për një vajzë shqiptare. Le të shohim se si do të avancojë lidhja e saj romantike me sportistin e njohur shtatlartë, Krist Prenga. /Panoramaplus.al/

rike

rike r

auto_Rike_Roci31556572110

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"