Si mund të ndodhte ndryshe?! Zbuloni cili u shpall trajneri më i mirë  në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 18:29

Si mund të ndodhte ndryshe?! Zbuloni cili u shpall trajneri më i mirë  në Ligën e Kampioneve

Riktheu trofeun e Ligës së Kampioneve te Bajerni dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Hansi Flik është zgjedhur nga UEFA si trajneri më i mirë e edicionit të kaluar në Ligën e Kampioneve.

Flik2

Trajneri i Bajernit i cili në fund fitoi trofeun me “veshë të gjata”, ia doli të triumfojë pa asnjë humbje deri në fund dhe për këtë arsye UEFA i ka dorëzuar çmimin si trajneri më i mirë i edicionit të kaluar.

Diçka që pritej kjo nga të gjithë, duke parë edhe arritjet e mëdha të trajnerit gjerman së bashku me skuadrën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"