Si mos të mjaftonte ndarja me Uandën, Ikardi është gati të gjobitet nga PSG-ja. Zbulohet motivi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 13:43

Si mos të mjaftonte ndarja me Uandën, Ikardi është gati të gjobitet nga PSG-ja. Zbulohet motivi

Ndarja e Mauro Ikardit me Uanda Narën është kthyer në një telenovele jo vetëm për tifozët, por dhe për PSG-në.

ikardi poçetinop

Klubi parisien po ndjek me kujdes situatën e Ikardit pasi nuk dëshiron që jeta private e argjentinasit të ndikojë tek perfomanca e tij në fushë. Ikardi i mori leje klubit të dielën dhe të hënën që të largohej nga Franca drejt Italisë, pasi më herët Uanda ishte larguar nga shtëpia drejt Milanos së bashku me 5 fëmijët.

Klubi e mirëkuptoi duke i dhënë leje, por veprimi i fundit i Ikardit nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të PSG-së. Trajneri Poccetino e kishte përfshirë Ikardin në listën e lojarëve të grumbulluar, por ish-sulmuesi i Interit ka lajmëruar vetëm në momentin e fundit që nuk ishte në gjendje të mirë psikologjikë të luante.

PSG-ja është gati ta mbështhtesë në ccfarë do lloj mënyrë Ikardin, por veprime të tilla që mund të ndikojnë te ecuria e klubit, nuk janë aspak të hijshme. Sipas asaj që shkruan “Marca”, nuk përjashtohet një gjobë e klubit drejt Ikardit për të cilin u paguan 58 milionë euro në vitin 2020 për ta blerë përfundimisht nga Interi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"