Si lindi historia e dashurisë nga një follow në Instagram/ Kompozitori i njohur rrëfen detajet interesante nga lidhja me moderatoren sportive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2020 | 23:42

Si lindi historia e dashurisë nga një follow në Instagram/ Kompozitori i njohur rrëfen detajet interesante nga lidhja me moderatoren sportive

Kledi Bahiti dhe moderatorja e sportit, Pejana Elezi janë në një lidhje dashurie për rreth një vit e gjysmë.

Dhe çifti rrëfyen për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë nga një follow në Instagram.

Gjatë një Interviste, kompozitori tregoi se ishte Pejana Elezi ajo që i bëri follow dhe ai menjëherë e pranoi, duke i dërguar mesazh një gotë birre.

“Ishte momenti kur kam pasur një periudhë të ngarkuar në studio. Dola në verandë për të pirë një cigare, shoh që më kishte bërë friend request dikush. Gjithmonë i anashkaloja dhe shoh Pejana Elezi, i çoj një gotë birrë mesazh dhe një lule. Më ktheu përgjigje, kështu nisi biseda. Një ditë erdhi në studio më mori me makinë dhe shkuam në Dajt, folëm pothuajse gjithë natë dhe avash-avash ja ku jemi,”– tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.

Ndërsa moderatorja e sportit tregoi se ajo dhe Kledi Bahiti nuk ishin parë asnjëherë më parë, madje nuk njihte as këngët e tij.

Pejana Elezi tregoi se bërë follow kompozitorin pasi emri i tij i erdhi në mendje rastësisht, por nuk priste që ai t’i dërgonte mesazh, pasi ishte personazh publik.

“Unë dhe Kledi nuk jemi parë asnjëherë, ai luante Live shumë. Në fillim është turp ta them por këngët e Kledit, shumicën nuk i dija. I thosha i ke bërë ti, me të vërtet? Isha në shtëpi dhe nuk e di si më vjen si emër “Kledi Bahiti”. E kërkoj në Instagram dhe i bëj follow. E lashë telefonin dhe nuk e mendova më fare, se person publik. Këtë nuk e dimë, as unë as ai. Ishte e shkruar, ndaj i besuam fort historisë,”– u shpreh ajo.

Çifti treguan se historia e tyre e dashurisë nisi shumë shpejt dhe morën vendimin për tu bërë prindër pasi kuptuan se gjithçka mes tyre po shkonte mirë dhe se mosha i favorizonte.

“Kemi rreth 1 vit e gjysmë me njëri-tjetrin. Ndoshta duket dhe pak shpejt kur mendon se 1 muajsh kemi djalin. I morën vendimet shpejt. Për sa kohë që kuptuam se ishim në rregull me njëri-tjetrin dhe mosha që kemi na favorizonte, nuk është se duhet të prisnim më gjatë për të thënë: Ne duhet të bëjmë një fëmijë. E donim shumë ardhjen e një fëmije në jetë, të dy,”– tha moderatorja.

Djali i tyre, Gred erdhi në jetë një muaj më parë dhe ishte kompozitori që bëri publik lajmin në rrjetet sociale.

Dhe ai zbuloi arsyen pse i vendosën pikërisht këtë emër, që lidhet me vëllain e tij që ndërroi jetë disa vite më parë.

“Para disa vitesh kam humbur vëllain nga një sëmundje e keqe. Kjo është shenjë që gjërat rimishërohen, që unë shpresoj të jetë ashtu. Vëllai im e ka pasur emrin Redi dhe unë mendova se do të ishte shabllon, pasi nuk do më pëlqente. U konsultova me Pejanën. Nga “Redi” në “Red”, dhe Pejana i shtoi një “G”. Gred dhe është OK,”– u shpreh Kledi Bahiti.

Ndërsa moderatorja rrëfeu momentin kur kompozitori zbuloi se do bëhej baba: “Pati një atak paniku për këtë çështje dhe për më tepër që ishte e planifikuar, imagjino të ishte e papritur se çdo ishte bërë. Kledi e pati pak të vështirë, por më pas punoi me veten, shokët e tij të ngushtë i folën. E kemi përjetuar të dy njësoj shtatzëninë, Kledi gjithmonë ka qenë me mua.”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"