Si kualifikohet Skënderbeu? Grupi B në dorën e Dinamos së Kievit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2017 | 9:31

Si kualifikohet Skënderbeu? Grupi B në dorën e Dinamos së Kievit

Skënderbeu ka shanse të mëdha për të vazhduar më tej, duke u kualifikuar në 1/16 e Ligës së Europës, qoftë edhe si vendi i dytë në grupin B. Aktualisht, korçarët pozicionohen në vend të fundit, por me pikë të barabarta (2) me Partizanin e Beogradit dhe vetëm një pikë më pak se Jang Bojsi, që është i dyti.

skenderbeu

Ukrainasit e Dinamos së Kievit e kanë hipotekuar kualifikimin dhe duket se gara për vendin e dytë do të jetë e hapur deri në vend për tri skuadra: Jang Bojs, Partizan i Beogradit dhe Skënderbeu. Por si mund të kualifikohen korçarët? “Panorama Sport” sjell disa nga variantet, kur pritet të luhen tri ndeshje.

Skënderbeut i duhet të marrë minimumi tri pikë për të shpresuar deri në fund. Në rast se fiton ndeshjen e radhës ndaj Partizanit të Beogradit dhe takimi tjetër Jang Bojs-Dinamo Kiev mbyllet në barazim ose humbje të zviceranëve, atëherë korçarët kanë bërë një hap gjigant për kualifikimin.

Me 5 pikë shkojnë të dytët dhe heqin qafe një rival si serbët, gjithnjë nëse Jang Bojs nuk fiton me ukrainasit. Edhe në rast se korçarët nuk fitojnë në Beograd, por marrin një pikë, janë të varur nga ukrainasit, që nëse fitojnë në Zvicër, u bëjnë indirekt një nder, duke vulosur vendin e parë. Më pas Skënderbeu luan në shtëpi ndaj Dinamos së Kievit, që me kualifikimin në xhep, ua bën më të lehtë korçarëve, pasi këta të fundit luajnë edhe për një pikë, duke përfituar nga takimi direkt Jang Bojs-Partizani.

Ukrainasit duket se kanë në dorë edhe skuadrën që pritet të kualifikohet si vendi i dytë, pasi presin në ndeshjen e fundit ekipin serb, ndërkohë në Zvicër mund të jetë si një finale Jang BojsSkënderbeu. Gjithçka e hapur, në një grup ku edhe me 5 mund të kesh shanse kualifikimi, por kjo varet nga kombinimi i rezultateve të ndeshjeve të tjera, me ukrainasit që kanë në dorë fatin e grupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"