“Si ka mundësi që ekipet e mëdha varen nga një lojtar?”, Bushi: Senegali duhej të bënte si Shqipëria e De Biazit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 23:21

“Si ka mundësi që ekipet e mëdha varen nga një lojtar?”, Bushi: Senegali duhej të bënte si Shqipëria e De Biazit

Alban Bushi është i mendimit se tashmë ka nisur epoka e Mbape dhe Haland në futbollin botëror. Por duke folur në “Qatar N’24”, ai i mëshoi faktit se ekipet e mëdha vareshin shumë nga cilësia e një lojtari të caktuar.

bandicam 2022-12-04 22-31-33-894

“Jemi mësuar të shohim yje gjithmonë. Por tani e kanë radhën Mbape dhe Haland, e ardhmja e futbollit. Sot Mbape bëri lojë fantastike dhe mendoj se si ka mundësi që ekipe të mëdha varen nga një lojtar. Franca varet nga Mbape, Anglia nga Kejn, Argjentina nga Mesi. Këto ekipe çedojnë po t’i hiqet një lojtar, jo si Brazili që ka shumë alternativa.

Anglia deri te goli nuk është se po dominonte lojën, por Senegali bëri gabim se me këto ekipet e mëdha po u hape të bëjnë gol. Edhe me kombëtaren tonë në kohën e De Biazit kishim shumë durim e pritnim ekipet mbrapa, e pritnim që t’i shënonim. Senegali kishte lojtarë të shpejtë, duhet të çonte lojën në mënyrë tjetër se kishte lojtarë të shpejtë me një Meguajër katastrofë që i ikte dorë për dorë sulmuesi. Por afrikanët nuk kanë eksperiencë, edhe trajneri nuk ka eksperiencë”, thekoi Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"