“Si i shkarkoje trajnerët te Tirana…”, zbardhet biseda “sekrete” mes Bejzades dhe Patushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 12:57

“Si i shkarkoje trajnerët te Tirana…”, zbardhet biseda “sekrete” mes Bejzades dhe Patushit

Skerdi Bejzade dhe Saimir Patushi u nxjerrin të palarat trajnerëve të Superiores, por zbulojnë se si largoheshin teknikët nga Tirana. Dyshja, që ka miqësi prej shumë vitesh, ka komentuar në lajmin e “Panorama Sport”, ku Agustin Kola, si trajner i bardhebluve, zbulonte se presidenti Refik Halili i kishte kërkuar të largonte Saimir Patushin nga fusha. 82283715_1466057883556962_3440865117355376640_n

Bejzade nuk është përmbajtur dhe e ka ngacmuar Patushin, së bashku me Orges Gavën, një tjetër ish-bardheblu. Bejzade ka akuzuar Patushin se ai e ka hequr në bashkëpunim disa trajnerë. Nga ana tjetër, mesfushori Patushi jo vetëm që e ka pranuar këtë fakt, por ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ata ishin kukulla, të këqij dhe më shumë se ta dinte drejtori i stadiumit, Hamdi Zhegu, duke hapur kështu “kutinë e Pandorës”.

SKERDI BEJZADE: O “pate”. Saimir Patushi e sheh çfarë paska bërë, ai presidenti yt në pushim të ndeshjes. Hiq Patushin e fut këtë. Po kur bënte formacionin Ridi me ty edhe Devi Mukën, e hiq e vër trajnerë cilët do deshët ju. Këtë nuk e tregon Rid Halili ë…? Po kur ju paska rrëshqitur këmba ju, d.m.th., kur ka qëlluar që s’keni qenë mirë, paska zbrit me vrap me ju heq.

ORGEST GAVA: Skerdi Bejzade, ha, ha, ha, i madh je.

SKERDI BEJZADE: Orgest Gava, jo për gjë, po kanë pas shoqëri të madhe me Ridin këta. Patushi me mu rrinte tërë ditën, luante kundra. Mirë që s’u thernim duke luftuar për Tiranën, këta thonë hiqe e fut këtë apo atë, e shiti, s’e shiti. Vari t… po këto që ka thënë Agustini janë të gjitha të vërteta. Respekte për Agustin Kolën.

ORGEST GAVA: Normal. Si u hiqka lojtari aq kollaj. Ai ka një jetë aty që luan me shpirt. Vjen ai nga lart: Hiqe, thotë. Një llaf goje… Respekte për ju, sepse keni lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

SAIMIR PATUSHI: Po kështu i thoshin ata “sahanlëpirësit” që mbante Ridi nga mbrapa, Skerdo.

SAIMIR PATUSHI: Sa për trajnerët që the, i kemi heq e kemi vënë kë kemi dashur. Ata që kemi pas ne, hiq një ose dy, që ishin për atë klub, kurse të tjerët ishin kukulla. Më shumë dinte Hamdiu, drejtori i stadiumit, se ata. I di më mirë ti se çfarë trajnerësh janë Skerdo.

SKERDI BEJZADE: Saimir Patushi e di… dhe ashtu vazhdojnë. Pak trajnerë janë aty të hajrit. Po prapë, po pate ata presidentë o Pate, d.m.th., vazhdon e njëjta histori.

SAIMIR PATUSHI: Skerdi Bejzade po janë plehra o Skerdo, se i bënim kampionë e shkonin të nesërmen e thoshin hiqi nga ekipi. O Skerdo.

SKERDI BEJZADE: Saimir Patushi në pjesën e parë hiqe. Fute të dytën. Bravo. Duke qenë ndër vite lojtar stabël, mendo çfarë u bëjnë çunave të rinj, duke i thënë trajnerit hiqe-fute-nxirre.

SAIMIR PATUSHI: Skerdi Bejzade po ku kanë ata mend me i fut çunat e rinj. Ata duan të “rrujnë” ndonjë lek.

bisedat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"