“Si e refuzoi stafi teknik Halandin”, ish-drejtori i Barcelonës: Kishim mundësi të transferonim Moratën, por në fund vendosën për Boatengun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 19:59

“Si e refuzoi stafi teknik Halandin”, ish-drejtori i Barcelonës: Kishim mundësi të transferonim Moratën, por në fund vendosën për Boatengun

Ish-drejtori i Barcelonës, Havier Bordas ka zbuluar disa nga prapaskenat e bujshme të merkatos, se si drejtuesit katalanas, refuzuan lojtarë të klasit botëror si Haland, Ferran Torres, apo Dani Olmo.

Haland, Boateng Barcelona

“Unë i kam rekomanduar shumë lojtarë klubit, si Haland, Ferran Torres, Dani Olmo etj, dhe të gjithë këta kushtonin 20 milionë euro.

Pse nuk nënshkruam me Halandin? Sepse stafi teknik më thanë se ai nuk ishte lojtar për stilin e Barcelonës. E vërteta është se lojtarët vijnë dhe ju nuk mund ta dini se si mund të performojnë. Unë bëra një lëvizje për Moratën dhe ishte e mundshme ta transferonim atë në formë huazimi, por stafi teknik e refuzoi atë dhe në fund zgjodhën Kevin Princ Boatengun”, u shpreh Bordas.

Kujtojmë që Boateng u transferua te Barcelona në janarin e vitit 2019 dhe qëndroi deri në qershor, duke u aktivizuar vetëm 4 ndeshje dhe duke mos shënuar asnjë gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"