Si e komentuan shortin e Shqipërisë me Francën e Zvicrën mediat e huaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2015 | 21:45

Si e komentuan shortin e Shqipërisë me Francën e Zvicrën mediat e huaja

Grupi A në të cilën Shqipëria u rendit bashkë me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë për në finalet e “Euro 2016”, ishte në fokus të mediave ndërkombëtare jo vetëm për vendin organizatorë, por edhe për përballjet e mëparshme mes këtyre skuadrave.

ae8e2f53-a4a1-417b-96b8-9bd95b136fb5 (1)Sipas gazetës britanike “The Guardian”, Shqipëria fitoi në ndeshjen e parë të saj në grupe me Portugalinë dhe më pas i mori tri pikë Serbisë, dhe kjo mjafton që “skuadra të jetë në gjendje për të krijuar surpriza”.

Më të kënaqura nga të gjitha duket se janë mediat zvicerane që ky short rezervoi Shqipërinë në përballje me Zvicrën.

E përditshmja “Blick” është hapur gjithashtu në faqe të parë me shortin duke shkruajr, “Franca, Rumania dhe Shqipëria janë kundërshtarët tanë, të gjithë njohje të vjetra”.

Ndërsa media tjetër zvicerane “20 minuta”, e cila shkruan vetëm për sportin, kryeartikullin e shortit e mban me Shqipërinë me titullin: “Shqipëria një kundërshtar i mirë për Zvicrën”.

Brenda artikullit, kjo media zvicerane citon faktin që Shqipëria ende nuk e ka mposhtur Zvicrën në përballjet direkte kompetitive.

Francezja “Le Equipe” e cilëson një terren të njohur ndeshjen e “Gjelave ndaj kundërshtarëve të saj, përfshi dhe Shqipërinë, ndërsa në brendësi ka përpiluar dhe kalendarin e këtyre sfidave teksa shkruan se “Gjelat” do të përballen në Marsejë me Shqipërinë, që e mundi 1-0 në muajin qershor duke kujtuar gjithashtu se udhëheqësi i Shqipërisë në fushë përballë francezëve do të jetë Lorik Cana, një idhull i “Velodrome” nga periudha kur luante me Olimpique.

“France Football” propozon në faqe të parë 3 ndeshjet e francezëve në këtë europian.

Në Rumani, media më e madhe sportive në vend “Digisport” gjithashtu vendos shortin e europianit në faqen e saj kryesore, duke parë si rivale direkte pikërisht Shqipërinë, me të cilën do të luajnë ndeshjen e fundit në grup.

Në brendësi “Digisport” jep dhe bilancin e sfidave mes dy vendeve duke kujtuar se kemi luajtur 16 herë me shqiptarët, teksa kemi arritur 11 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, ndërsa takimin e fundit, një miqësore e kanë fituar rumunët më 31 maj 2014 me rezultatin 1-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"