“Si e aktivizova Rashicën që 15 vjeç”, flet trajneri që e zbuloi: Talent i madh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 16:42

“Si e aktivizova Rashicën që 15 vjeç”, flet trajneri që e zbuloi: Talent i madh…

Trajneri i Ballkanit në Superligën Kosovare, Ismet Munishi ka dhënë një prononcim për “Supersprot”, teksa ndër të tjerash ka folur edhe për Milot Rashicën. Munishi ka treguar për aktivizimin e yllit të Verder Bremer te Llamkos Kosova (sot Vushtrria) ende pa i mbushur 16 vjet.

rashica-munishi-730x440-1-730x440

“Milotin kemi filluar ta aktivizojmë ende pa i mbushur 16 vjeç. Në sezonin e parë e kemi aktivizuar vetëm në pjesën e dytë pastaj në sezonin e dytë e kemi aktivizuar 90 minuta.

Që atëherë e kemi vënë re  se ka predispozita për tu bërë lojtar i madh, e ka përkrahur e gjithë skuadra, e ka përkrahur i gjithë qyteti pasi të gjithë e kemi ditur që kemi një futbollist të madh.

Është krenari ta shohësh atë në Bundesligë, tashmë po e presim të transferohet në një skuadër më të madhe që të tregojë vlerat edhe me futbollistët më të mëdhenj të botës”, ka thënë ndër të tjerash trajneri i Ballkanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"