Si asnjëherë më parë në histori, njihuni me skuadrën që vendosi rekordin e ri në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 21:54

Si asnjëherë më parë në histori, njihuni me skuadrën që vendosi rekordin e ri në Ligën e Kampioneve

Pavarësisht se Bajern Mynihu nuk po kalon një nga periudhat më të suksesshme në historinë e tij, përsëri bavarezët tregojnë se kanë një potencial të jashtëzakonshëm për të fituar trofe me peshë.

bajerni i mynihut

Megjithëse drejtohet përkohësisht nga Hans-Diter Flik, klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit gjerman ka vendosur rekordin e ri për sa i përket Ligës së Kampioneve.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë e mbyllën fazën e grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampioneve me 18 pikë, por mbi të gjitha me një golavarazh vrastar:  +19 gola.

bajerni i mynihut

Në këtë mënyrë, bavarezët vendosin rekordin e ri për sa i përket paraqitjeve pozitive në fazën e grupeve.  Gjermanët presin të mësojnë ditën e hënë kundërshtarin e parë të fazës eliminatore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"