Shyqyri Ballgjini kujton Arsen Hoxhën: Ishte abuziv, e bënte se Dinamo të firmoste pasaportën për jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 19:07

Shyqyri Ballgjini kujton Arsen Hoxhën: Ishte abuziv, e bënte se Dinamo të firmoste pasaportën për jashtë

Ish-sulmuesi i njohur i Dinamos dhe përfaqësues shqiptare në vitet ’70-‘80, Shyqyri Ballgjini, ka lëshuar një akuzë të rëndë ndaj ish-gjyqtarin ndërkombëtar shqiptar, Arsen Hoxha. I ftuar në “Procesi Sportiv”, ai ka deklaruar se Hoxha ishte shumë i përgatitur, por ishte abuziv dhe kishte një arsye pse e bënte një gjë të tillë kur drejtonte Dinamon.

shyqyri ballhjini

“Në periudhën që kam luajtur unë ka pasur gjyqtarë jashtëzakonisht të mirë, profesionistë shumë të mirë, por njerëz me karakter të dobët. Kap për shembull Arsen Hoxhën, ai ka qenë arbitri më i mirë nga ana teorike dhe një nga arbitrat më të mirë të asaj kohe. Por ka qenë shumë abuziv.

Për shembull ai kishte kultivuar nga vetja e vet si ai ishte një tifoz i dhënë pas Dinamos, ndërsa unë për 9 vjet që kam luajtur te Dinamo, nuk mbaj mend një ndeshje të vetme të na ketë favorizuar. Dhe kur ai e mbante drejt ndeshjen, na dukej sikur na kishte favorizuar, kur mbante drejtësi.

Si arbitër ka qenë shumë mirë, por si karakter jo. Dhe pse e bënte këtë!? E bënte këtë punë sepse Dinamo të firmoste pasaportën për të dalë jashtë shtetit. Kështu që ka pasur arbitra jashtëzakonisht të mirë, por që kanë bërë gjynahe e mëkate, kanë bërë”, kujtoi Ballgjini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"