“Shyqyr që nuk humbëm 3-1 me Bylisin”, Egbo me mendjen te Kukësi: Maksimumi është fitorja (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 16:05

“Shyqyr që nuk humbëm 3-1 me Bylisin”, Egbo me mendjen te Kukësi: Maksimumi është fitorja (E PLOTË)

Emanuel Egbo është gati për t’i dhënë grushtin final Kukësit. Para ndeshjes me verilindorët, trajneri i bardhebluve është shprehur se Tirana është e qetë para ndeshjes me kuksianët dhe lojtarët e tij do të futen në fushë për të marrë maksimumin.
Emanuel Egbo
Para sfidës me verilindorët, tekniku bardheblu ka folur edhe për ndeshjen me Bylisin që ngriti polemika të shumta, duke thënë se është i lumtur që skuadra humbi 2-1 dhe jo me një rezultat të thellë. Nigeriano-shqiptari ka shtuar se në fushë ishin disa lojtarë që gjatë sezonit nuk kishin pasur shumë minuta.
KUKESI
Do të përballeni me Kukësin në një ndeshje që vendos për titullin kampion. Si e shihni këtë sfidë?
Mendoj që është një ndeshje e cila nuk ka nevojë për të karikuar lojtarët. Është një ndeshje si derbi dhe mund të vendosë kampionatin. Do të mundohemi të japim maksimumin në fushë dhe shpresojmë të marrim rezultatin që na takon.

Keni një koment për spekulimet e pasndeshjes me Bylisin, që realisht kanë qenë shumë të mëdha?
Ato që kam thënë pas ndeshjes atje nuk dua t’i përsëris. Ishte ndeshja e parë në Kupë dhe vendosëm të linim pushim disa lojtarë duke ditur se kishim ndeshje me Kukësin që është në vendin e dytë. Shyqyr humbëm 2-1 e jo 3-1 dhe shpresojmë që në ndeshjen e kthimit ta përmbysim rezultatin, pra të fitojmë dhe të kualifikohemi në finalen e Kupës së Shqipërisë.
bylis tirana
Mënyra se si erdhi humbja në Ballsh ju ka shqetësuar, duke ditur që skuadra juaj vetëm fiton?
Nuk më shqetëson shumë, duke llogaritur rrethanat që ishin. Në fushë ishin disa nga ata lojtarë nuk kishin shumë minuta gjatë sezonit. Jam i bindur se në sfidën e dytë do të kemi avantazhin e fushës.

Ndeshja e nesërme (sotme) me Kukësin e vendos titullin, pra që ta fitoni 3-0?
Atë e di Zoti dhe presim çfarë është rezervuar. Ne do të japim maksimumin. Se çfarë do të marrim, do ta shohim…

Është pjesa e dytë me Bylisin, loja më e keqe e Tiranës në drejtimin tuaj?
Nuk mund të them se në ndeshjen me Bylisin ka qenë Tirana më e dobët, pasi atë ditë ishte vapë e madhe. Shumë lojtarë nuk ishin mësuar dhe nuk kishin luajtur shumë. Ndaluam gati 3 herë për pushim. Unë mendoj se është e rëndësishme që nuk humbëm me rezultat të thellë.
Shkurtaj
Mungesa e Shkurtajt është në favorin e Tiranës. Pra, një gur më shumë për të mbyllur sezonin?
Mendoj vetëm për ekipin tim, pasi edhe ne kemi mungesa. Unë nuk merrem me çfarë problemesh ka kundërshtari. Shkurtaj është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, por le të shohim nëse do të jetë në fushë.
pjimage (1)
Ndikojnë mungesat e Bathës dhe Dokës?
Normalisht që po. Janë dy lojtarë që kanë bërë shumë mirë këtë sezon. Kanë qenë titullarë fiks. Janë mungesa shumë të rëndësishme për Tiranën, por nuk kemi ç’të bëjmë. Ne do të fokusohemi te lojtarët që janë të gatshëm dhe shpresojmë që ata të japim maksimumin.
Shehi5
Barazimi kënaq Shehin, po ju a ju kënaq një pikë?
Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin. Kemi një strategji për të fituar. Duhet të jemi të bashkuar, kjo është ajo që vlen. Maksimumi vjen edhe me fitore e barazim. Nuk ka shumë rëndësi për mua. Ne duhet të fitojmë duelet dhe të shënojmë. Kjo është detyra jonë.

Ju dhe skuadra a jeni të qetë psikologjikisht?
Jemi të qetë pas ndeshjes në Ballsh, pasi janë ndeshje të ndryshme, një në Kupë dhe një në kampionat. Nuk besoj se ka nevojë për mbimotivim pasi lojtarët i shoh shumë të qetë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"