Shuplakë tjetër për Dani Alvesh, klubi që e shkarkoi tani i kërkon dëmshpërblim të rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 18:51

Shuplakë tjetër për Dani Alvesh, klubi që e shkarkoi tani i kërkon dëmshpërblim të rëndë

Dani Alvesh nuk po i shkon asgjë mbarë në këtë fillim viti. Mbrojtësi brazilian ka përfunduar pas hekurave pasi akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje. Ngjarje për të cilinë e braktisi edhe partnerja e tij që zbuloi tradhtinë, e ndërkaq edhe klubi i Pumas në Meksikë, i cili e shkarkoi duke i ndërprerë kontratën. Por jo vetëm kaq.

DANI ALVESH2

Portali i njohur sportiv brazilian “UOL” ka mësuar se klubi në fjalë, përveçse prishi në mënyrë të menjëhershme kontratën me lojtarin, i kërkon atij një dëmshpërblim, pasi ka shkelur klauzolat të cilat ka nënshkruar në korrikun e vitit 2022 kur iu bashkua meksikanëve.

Një nga klauzolat paralajmëron për përfshirjen e lojtarit “në çfarëdo lloj skandali që bëhet publik” dhe “në çdo akt që vlerësohet si krim nga legjislacioni i vendit ku ka ndodhur ngjarja”. Në bazë të këtyre klauzolave që Alvesh ishe zotuar me firmën e tij që të mos thyente, klubi tani kërkon një dëmshpërblim të majmë nga lojtari.

Në një e-mail të siguruar nga portali në fjalë, klubi i kërkon zyrtarisht një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh neto futbollistit, duke e cilësuar “të detyruar” që t’i përmbahet marrëveshjes që ka firmosur duke e kërcënuar se do ta çojnë në FIFA dhe në gjyq civil nëse është e nevojshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"