Shuplakë e pabesueshme në Europë, Sarri shpërthen ndaj lojtarëve të Lacios: Nivel mendjemadhësie i jashtëzakonshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 21:45

Shuplakë e pabesueshme në Europë, Sarri shpërthen ndaj lojtarëve të Lacios: Nivel mendjemadhësie i jashtëzakonshëm

Mauricio Sarri nuk ka kursyer kritikat kundër lojtarëve të Lacios, pas humbjes së thellë me shifrat 5-1 ndaj Midtjylland në Ligën e Europës. Tekniku i skuadrës italiane ka akuzuar lojtarët e tij hapur për mendjemadhësi, por ndërkohë ka marrë përgjegjësitë për këtë shuplakë të rëndë në arenën ndërkombëtare.

sarri

“Kjo është Lacio që kemi parë disa herë edhe në vitin e kaluar, për fat të keq nuk paraqitet në fushë dhe dalin pastaj ndeshje të tilla.

Në Europë të dhemb pasi mendohej se po punonim në drejtimin e duhur, nuk kemi pasur përulësi, mendonim se kishim përpara një ndeshje që herët a vonë do të rregullohej. Dhe kur gjërat shkojnë kështu, nuk ka zgjidhje.

Përgjegjësia është e imja, pastaj do të merrem vetë me lojtarët, dua një shpjegim prej tyre, kam parë një nivel mendjemadhësie të jashtëzakonshëm. Në 25 minutat e parë mbanim topin në vend si një skuadër që po administronte një avantazh 4-0. Të 16 që hynë në fushë i kam parë të gjithë në të njëjtin nivel mendor”, tha Sarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"