Shumë përmbysje e pak personalitet, ja ku duhet ndërhyrë te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 10:50

Shumë përmbysje e pak personalitet, ja ku duhet ndërhyrë te Milani

Janë dy problemet që prishën transfertën fiorentinase të Milanit. Jo domosdoshmërisht në rend rëndësie: vendimet arbitrale dhe qëndrimi ekipor. Ndoshta nuk duken shumë, por janë mjaftueshëm për të prishur humorin për një kohë të gjatë. Sa i përket arbitrit, si Paolo Maldini ashtu edhe trajneri Pioli folën qartë pas takimit me Fiorentinën duke përdorur terma si “gjëra të çuditshme” dhe “aspekte që shkojnë përtej mundësive tona”. 

milan-torino

Drejtori teknik në fakt e thelloi dozën duke e cilësuar penalltinë e dhënë kundër si diçka që nuk e kishte hasur kurrë në karrierën e tij. Fjalë që kumbojnë edhe 72 orë pas ndeshjes, aq më tepër për shkak të faktit se Maldini nuk është nga ata drejtorë klubi që i jepet shpesh mediave. Ai nuk kishte pranuar të komentonte penalltinë në favor të Juves në Kupën e Italisë, por deklaratat e së shtunës tregojnë qartë se te Milani nervat janë të zbuluara dhe prirja për të duruar është gjithnjë e më e pakët.

VERIFIKIME – Teksa ankesa jo-zyrtare në adresë të Shoqatës italiane të arbitrave ka mbërritur, bëhet e ditur se Milani nuk do të ndjekë zyrtarisht çështjen e “këmishëve të zeza” e nuk do të dorëzojë asnjë në mënyrë zyrtare ndonjë dosje. Nervozizmi kuqezi më shumë se nga penalltia e dhënë kundër, ka ardhur si pasojë e shpjegimit të marrë pas ndeshjes nga vetë arbitri Kalvarese dhe asistentët në VAR.

milan.gol.juve.coppa.italia.2020.750x450

Drejtuesit e garës kanë bërë të qartë se kanë ndjekur protokollin dhe dje vendimi i tyre është cilësuar si i rregullt nga eprorët, ndaj nuk do të ketë asnjë sanksion disiplinor nga arbitrave në Fiorentina – Milan sepse prekja e topit nga Romanjoli nuk është e qartë e për më tepër duhej që pas prekjes së milanistit sfera të ndryshonte drejtim, çka nuk ka ndodhur.

PERSONALITET – Askush te Milani nuk kërkon të fajësojë arbitrat për mungesën e fitores të shtunën mbrëma. Si drejtuesit, ashtu edhe trajneri janë të ndërgjegjshëm se rezultati nuk erdhi për shkak të keqmenaxhimit që ekipi i bëri ndeshjes, pasi shkoi në avantazh e sidomos pasi ishte edhe në epërsi numerike. Nga këtu forcohen dyshimet që Milani nuk ka ende përvojë, është shumë i ri në moshë e nuk ka personalitetin e duhur.

Milan 4-2

Kur rivali rrit presionin dhe kronometri nis të peshojë, kuqezinjtë shfaqin të gjitha mangësitë strukturore e mendore. Kush është në krye të klubit nuk mund të mos e ketë vënë re mungesën e kurajës dhe vullnetit për të marrë përgjegjësi nga ana e disa lojtarëve, teksa edhe rrëmuja bëhet shumë e dukshme në momentet e vështira. Përmbysjet e pësuar nga Interi, Juvja dhe Fiorentina vazhdojnë të kumbojnë, ndaj te Milani është koha e vendimeve për të shpëtuar atë që mbetet nga sezoni aktual.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"