Shumë ndryshime në Kupë, Filipoviç projektohet titullar. Ja formacionet e mundshme në Tërbuni-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 12:01

Shumë ndryshime në Kupë, Filipoviç projektohet titullar. Ja formacionet e mundshme në Tërbuni-Partizani

Partizani do të luajë sot në Pukë përballë Tërbunit, sfidë e vlefshme për 1/16-at e Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë e Ilir Dajës janë dukshëm favoritë në letër për të kaluar në raundin tjetër dhe, si pasojë, stafi teknik ka vendosur të bëjë rrotacion.

PARTIZANI 1

Alban Hoxha, Emiljano Musta, Stenio Zhunior, Aleksandër Damçevski dhe Ergys Kaçe janë lojtarët që pritet të ruajnë vendin në formacion, ndërsa pjesa tjetër do të ndryshojë.

Shehi pritet të zëvendësojë Belicën, ndërsa Albion Marku mund të aktivizohet në vend të Gligorovit. I riu afrikan, Maguete Gueje, mund ta nisë nga minuta e parë.

Mala po ashtu pritet titullar në mesfushë, ndërsa në sulm, një fanellë titullari mund të jetë edhe për Andrija Filipoviçin. Kroati ka shansin për të gjetur dhe golin e parë si i kuq.

Ndërsa në krahun tjetër të sulmit, mund t’i besohet afrikanit tjetër, Abubakar Kamara. Sfida mes Tërbunit dhe Partizanit do të startojë në orën 16:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë.

Ndryshe nga sezoni i shkuar, në këtë edicion futbollistik, ndeshjet e Kupës së Shqipërisë do të jenë me sistem vajtje-ardhje.

PAR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"