Shumë merkato, por vetëm 7 gola në 9 miqësore. Vllaznia pa “shënjestër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:30

Shumë merkato, por vetëm 7 gola në 9 miqësore. Vllaznia pa “shënjestër”

Vllaznia nuk ka “shënjestër”. Në 9 miqësore të zhvilluara nga 20 gushti e deri më sot, shkodranët kanë treguar vetëm se nuk dinë të shënojnë. Vetëm 7 herë e kanë gjetur rrjetën, duke dëshmuar se vuajnë në finalizim. Nga dy gola kanë realizuar Viktor da Dilva dhe Ismael Dunga, ndërsa nga një kanë realizuar Herald Marku me Demir Imerin.
VLLAZNIA
Nëse këta të fundit kanë realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, rrjeta e shtatë është autogol (në fitoren 0-1) me Devollin.

Tomas Brdariç e ka përmendur shpeshherë gjatë deklaratave të tij se ka një “ngërç”, e megjithatë trajneri ngushëllohet me faktin që skuadra krijon. Me Dilaverin dhe Dungën ofensiva është plotësuar, ndonëse stafi teknik rrjetat i pret edhe prej sulmuesve anësor, si: Da Silva, Imeri, Mandiangu, Sidorenko, A.Hoxhaj, Kalaja e Çoba.

vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"