“Shumë luhatje, ndikuan mungesat”, Tetova pas barazimit të Egnatias: Ajo që më kënaq më shumë është se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 17:37

“Shumë luhatje, ndikuan mungesat”, Tetova pas barazimit të Egnatias: Ajo që më kënaq më shumë është se…

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, është shprehur i lumtur me barazimin që ka marrë skuadra e tij në fushën e Bylisit. Ai shpjegoi për “Oversport” se ndonëse skuadra nuk mori pikët e plota, kishte bërë mirë në disa pjesë të lojës.

bandicam 2022-09-17 17-19-51-416

“Sot si u shfaq skuadra, normalisht jam i kënaqur. Po ajo që më kënaq më shumë është që është ndeshja e tretë pa pësuar se është shumë e mirë për ekipin psikologjikisht. Sot kishim luhatje, sidomos në pjesën e dytë, u ndje shumë mungesa e Xhekson dhe Hamzat. Deri në fund kishim dyshime a ishin apo jo. Në dy javët që kemi pushim besoj se do të kemi përsëri grupin e plotë, por gjithsesi jam i kanaqur se kush luajti bëri mirë.

Në pjesën e parë kishim mundësi si ne, edhe kundërshtari. Ne ishim më afër golit se u godit edhe traversa. Por besoj se nuk ishte anë psikologjike nga kjo që ndodhi, por ishin shumë gabime në pasim.

Pjesa e parë ishte shumë mirë si në fazën mbrojtëse, edhe sulmuese. Në pjesën e dytë kishim vonesa në mbulim në mesfushë. Te ndërrimet që bëmë, Bambami besoj se duhej të ishte më shumë pikë referuese për lojtarët, por nuk ndodhi dhe nuk na shkoi për shtat.

Rivalitet për renditjen? Ne shohim ndeshjet tona, Bylisi ka një skuadër shumë simpatike, shumë të mirë, por ne do të shohim pjesën tonë, do të shohim ndeshjet një nga një dhe të marrim më të mirën me lojtarët që kemi në dispozicion”, tha Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"