Shumë “ish” kërkojnë hakmarrje, por Vlora është si “fortesë” për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 9:27

Shumë “ish” kërkojnë hakmarrje, por Vlora është si “fortesë” për Tiranën

Një duel “ish”-ësh do të ketë në stadiumin “Flamurtari”. Ardian Mema, Ilion Lika, Gentjan Muça, Shpëtim Moçka, Bedri Greca rikthehen në Vlorë, ndërsa Tomislav Bushiç, Fjoralb Deliaj, Blerim Kotobelli, Argjend Mustafa, por edhe trajneri Ilir Daja përballen me bardheblutë, ekip ku kanë kaluar një pjesë të karrierës.

Flamurtari-Tirana 2-0

Do të jetë një sfidë interesante me shumë lojtarë, të cilët kanë lënë shenjë në të dy krahët. Ndërkaq, duhet sqaruar se Flamurtari ka 33 muaj, pa u thyer në shtëpi prej Tiranës. Të fundit herë bardheblutë kanë fituar më 13 dhjetor 2015, falë dygolëshit të Elis Bakajt. Një histori, e cila duhet të thyhet nga Tirana nëse kërkon të nisë një epokë të “erës Mema”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"