Shumë i rëndësishëm për skuadrën, por Alegri nuk e merr Ronaldon në fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 15:44

Shumë i rëndësishëm për skuadrën, por Alegri nuk e merr Ronaldon në fazën përgatitore

Kristiano Ronaldo erdhi duke shkaktuar një bujë të madhe në Torino. Sulmuesi protugez u transferua për verën 112 milionë euro dhe është bërë një nga personat më popollur në kampin bardhezi. Megjithatë, Ronaldo nuk do të jetë pjesë e klubit bardhezi në turneun parasezonal që ata do të zhvillojnë.

ronaldo

Portugezi do të lihet pushim nga Alegri pasi ka luajtur në Botëror me ekipin e tij Portugalinë. Juventusi do të përballet me Bajernin e Mynihut, Realin e Madridit dhe Benfikën. Ndoshta mungesa e Ronaldos ka të bëjë edhe me ndeshjen që ekipi Italian do të zhvillojë me ish-skuadrën e tij, Realin e Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"