“Shumë e bezdisshme të rrish pa futboll”, portieri i Besëlidhjes: E meritojmë ngjitjen në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 20:25

“Shumë e bezdisshme të rrish pa futboll”, portieri i Besëlidhjes: E meritojmë ngjitjen në Superiore

Po të kishte nisur kampionati në datën e caktuar, sot Kategoria e Parë do të ishte afër mbylljes së fazës së parë dhe skuadrat deri diku do të ishin konfiguruar për objektivat e tyre. Tani nuk mund të flitet për këtë gjë sepse gara nuk ka nisur. Portieri serb i Besëlidhjes, Gjorgje Vukashinoviç, ndonëse ndihet shumë mirë fizikisht është i shqetësuar për shtyrjen e kampionatit dhe këtë e thotë gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”.
vukasinovic
“Ka javë që Besëlidhja është e gatshme për nisjen dhe vijimin e sezonit të ri futbollistik, por për shkak të bojkotit po vonohemi pa limit. Për mendimin tim, jo vetëm që është situatë shumë e bezdisshme, por edhe shumë e rrezikshme. Ka disa javë që na komunikohet se deri në fund të javës do të nisë kampionati dhe sapo kalon fundjava na thuhet se do të nisë në mesjavë. Kjo është shumë bezdisëse për ne futbollistët. Është një situatë që na rrezikon formën fizike dhe psikologjike, pasi nuk mund të kalojë një fazë e tërë vetëm me ndeshje miqësore. Këto ndeshje ndryshojnë shumë nga ato zyrtare, pasi rregullat dhe parametrat janë strikte. Shpresoj që së shpejti të nisë sezoni dhe kjo do të na çlironte nga këto makthe që përmenda më lart. Në janar plotësoj një vit në Lezhë me fanellën e Besëlidhjes si “gardian” i portës së saj, objektivat i kemi po ato të sezonit të shkuar ndaj na duhet të eliminojmë gabimet që na ndalën. Besëlidhja e meriton ngjitjen në Superiore. Kjo skuadër e ka potencialin për të qenë atje”, theksoi portieri Vukashinoviç.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"