Shumë alternativa luksi për sfidën me Kukësin, Daja ka dilema për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 8:21

Shumë alternativa luksi për sfidën me Kukësin, Daja ka dilema për sulmin

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka shumë alternativa luksi për takimin kundër Kukësit. Ferhan Hasani po i afrohet më shumë formës optimale, ndërsa dhe ardhjet e tjera të janarit po ambientohen me grupin. Dëmtime dhe pezullime nuk ka, gjë që i jep Dajës shumë mundësi zgjedhjeje.Ferhan Hasani Partizani

Gjithsesi, nuk priten ndryshime te Partizani nga fitorja 0-3 në Kamzë kundër Kastriotit, veç rikthimit të Jasir Asanit në formacion në vend të Çinarit. Në portë do të jetë kapiteni dhe lideri i skuadrës, Alban Hoxha. Në mbrojtjen me katër futbollistë, Bitri dhe Belica do të aktivizohen në qendër, ndërsa Hakaj e Mala nga krahët.

Murataj, Broja dhe Bardhi do të përbëjnë repartin e mesfushës, ndërsa Melo dhe Asani do të luajnë nga krahët e sulmit. Stenio Zhunior pritet të udhëheqë skuadrën përpara. Edhe cilësia në stol te Partizani është shumë e madhe, me Çinarin, Hasanin, Kar- dozon dhe Carën që mund të bëjnë diferencën në çdo moment.

6B2F144E-8228-46EA-B637-09168CF64550

Partizani i ka fituar të dyja sfidat e para kundër Kukësit, me plot 6 futbollistë që u kanë shënuar verilindorëve: Lukas, Solomon, Bitri, Mala, Asani dhe Bardhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"