Shuhen shpresat për një kualifikim, Kombëtarja mundet në Austri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2019 | 22:39

Shuhen shpresat për një kualifikim, Kombëtarja mundet në Austri

Kombëtarja e meshkujve humbi mbrëmjen e sotme me shifrat 3-0 ndaj Austrisë, ndeshjen e zhvilluar në Graz të Austrisë, e vlefshme për grupin D eliminator të Kampionatit Europian.

volejboll austri shqiperi

Austria e nisi mirë, duke mbyllur setin e parë me një diferencë të madhe, 25-13. Seti i dytë pati pak më shumë rivalitet, por në fund ishin austriakët që gjithsesi fituan me shifrat 25-21.

Djemtë e trajnerit Melka e filluan mirë edhe setin e tretë, madje e çuan me rivalitet çdo pikë, por në fund, e humbën në shifrat 30-28.

Pas dy humbjesh dhe dy fitoresh, kombëtarja mori edhe një tjetër humbje në takimin e saj të pestë, duke shuar kështu shpresat për një kualifikim. Ditën e mërkurë, luhet edhe ndeshja e fundit ndaj Portugalis, në sallën “Feti Borova”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"