Shtyrja e kampionatit në kohën e duhur për Tiranën, shmang përplasjen me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 18:09

Shtyrja e kampionatit në kohën e duhur për Tiranën, shmang përplasjen me Partizanin

Shtyrja e kampionatit ka ardhur në kohën e duhur. Jo vetëm që i dha kohë Tiranës që të çlodhjet pas Kupës, por shmangu edhe përplasjen me Partizanin. Nëse me Ilirinë do të kishin luajtur që të shtunën e 2 dhjetorit, logjikisht bardheblutë më 9 dhjetor do të prisnin Pogradecin.

Tirana - Partizani

Dhe, nëse kalendari do të ecte me këtë ritëm, atëherë “Selman Stërmasi” do të masakrohej, pasi një ditë më vonë të kuqtë do të prisnin Teutën. Por, falë shtyrjes evitohet përplasja dhe, në këtë stadium, nuk do të luhen dy ndeshje brenda dy ditësh. Bardheblutë këtë fundjavë do të luajnë në Fushë- Krujë, ndërsa Partizani do të presë Teutën sipas programit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"