Shtyrja e kampionatit ndihmon Elbasanin, portieri Moli: Kemi ndryshuar, bëjmë kthesën dhe shpëtojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 20:57

Shtyrja e kampionatit ndihmon Elbasanin, portieri Moli: Kemi ndryshuar, bëjmë kthesën dhe shpëtojmë

Shtyrja e kampionatit ndihmon Elbasanit. Verdheblutë do të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur dhe bërë ndonjë tjetër ndërhyrje në merkato. Edhe pse kalendari i ka vënë përballë Egnatias në fillim të kësaj faze, në Elbasan shpresojnë te kthesa. Ferit Moli mendon se me afrimet e bëra, skuadra do të ndryshojë “look”.

vllaznia elbasani

Për “Panorama Sport”, portieri pret që ta nisin me këmbë të mbarë 2021-shin, ndonëse është i ndërgjegjshëm se nuk do ta kenë të lehtë përballë kryesuesve. “E nisim vitin me një ndeshje të vështirë ndaj kryesuesve, por ky fakt nuk na demoralizon, përkundrazi na motivon për të dhënë maksimumin për të dalë nga fusha me një rezultat pozitiv. Pozitat që kemi në klasifikim na detyrojnë që në çdo ndeshje të hyjmë për një pikë, pavarësisht kundërshtarit që do të kemi përballë.

Mendoj se jemi përforcuar me afrimet që janë bërë këtë merkato, ndaj le të shpresojmë të gjithë për një ecuri pozitive. Elbasanit i mjafton të thyejë tersin, më pas do t’ia dalim që të grumbullojmë pikët që na duhen për mbijetesën. Për asnjë moment nuk e kemi humbur besimin për realizimin e objektivave dhe do ta tregojmë në vazhdim se nuk e meritojmë të jemi në këto pozita”, u shpreh Moli, që prej disa sezonesh mbron katërkëndëshin elbasanas.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"