Shtyrja e kampionatit, mbrojtësi i Besës: Na favorizon, nëse afrimet vijnë shpejt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 17:10

Shtyrja e kampionatit, mbrojtësi i Besës: Na favorizon, nëse afrimet vijnë shpejt…

Te Besa mbeten në pritje të afrimeve. Shtyrja e kampionatit u ka ardhur për shtat edhe drejtuesve të klubit, pasi kanë fituar kohë për merkaton dhe bërë goditjet që po presin. Skuadra ka dukshëm nevojë për përforcime, pasi faza e dytë pritet që të jetë vërtet një “malore”. Alesandro Kacbufi shpreson që prurjet të mos vonojnë dhe të kenë kohë për t’u ambientuar.

Besa

“Nuk e di a i keni parë fushat në Shqipëri pas shirave të rëna gjatë gjithë këtyre 2 javëve. Në to nuk mund të luhet futboll, por mund të zhvilloheshin ndeshje sa për të kaluar radhën.

Dhe kjo, jo vetëm që nuk do kishte bukuri, por gjykoj se do na rrezikonte shumë dhe ne futbollistëve nga dëmtimet. Shtyrja na favorizon. Nëse vijnë shpejt afrimet që fliten, do të kemi kohë për t’u ambientuar me njëri-tjetrin”, tha qendërmbrojtësi për gazetën.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"