“Shtyrja e kampionatit e pranueshme, por jo pa fund”, futbollisti i Besëlidhjes: Vetëm Superioren kemi objektiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 22:57

“Shtyrja e kampionatit e pranueshme, por jo pa fund”, futbollisti i Besëlidhjes: Vetëm Superioren kemi objektiv

Lezhjanët janë grumbulluar me vonesë dhe shtyrja e kampionatit ka bërë që faza përgatitore të zhvillohet e plotë, tani skuadra është gati edhe fizikisht e faktikisht. Edhe këtë sezon, maxhorancën te Besëlidhja e kanë futbollistët shkodranë, të cilët u përkasin të gjitha pozicioneve, duke nisur nga porta e deri në majë të sulmit. Arsen Hajdari, sulmuesi kryesor i Besëlidhjes, ishte pjesë e saj edhe sezonin e shkuar.
arsen-hajdari
Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai flet për gjendjen aktuale dhe mundësitë reale të ekipit.

“Tashmë skuadra thuajse është formatuar dhe është e gatshme për të nisur kampionatin. Grumbullimi pak me vonesë u duk si shqetësues, por shtyrja e kampionatit e përmbushi kohën që duhej për të marrë ngarkesat stërvitore. Deri tani është e pranueshme shtyrja e kampionatit, por vonesat e mëtejshme janë të dëmshme, pasi ngjishet kampionati aq sa bëhet i papërballueshëm. Deri tani Besëlidhja po shkon mirë në stërvitje, kjo është parë në miqësoret që kemi zhvilluar deri tani. Skuadrat gjithnjë kanë vend për përmirësime, ndaj edhe Besëlidhja me punë besoj se do të riparojë defektet e evidentuara gjatë kësaj periudhe. Përveç ngjitjes në Superiore, Besëlidhja nuk ka tjetër objektiv, ndaj edhe po punojmë në funksion të tij”, theksoi Hajdari.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"