Shtyhet një ditë stërvitja e Tomorit, Ajazi qetëson tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 22:36

Shtyhet një ditë stërvitja e Tomorit, Ajazi qetëson tifozët

Kishte shumë interes nga tifozët beratas për stërvitjen e parë të ekipit, por ajo është shtyrë për sot. Lojtarët kanë vazhduar me një program individual edhe dje.
TOMORII

Administratori i klubit Tomori, Ismet Ajazi, për gazetën ka sqaruar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim: “Nuk ka arsye që sportdashësit beratas të shqetësohen, pasi për shkaqe organizimi kemi vendosur të nisim punën të martën pasdite. Sipas udhëzimeve të trajnerit Mile, të gjithë futbollistët janë stërvitur me një program individual. Kemi vendosur që ekipi i parë të stërvitet i vetëm në ambientet e stadiumit, ndërsa moshat do të stërviten në dy fushat pranë lumit. Kemi marrë edhe masat për dezinfektimin e fushave dhe gjithçka tjetër të nevojshme. Nesër (sot) gjithçka është gati”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"