Shtyhet ndeshja e Fejnord në kampionat, Sarri shpërthen ndaj UEFA-s: Është një turp, ndihemi sikur kanë tallur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 17:17

Shtyhet ndeshja e Fejnord në kampionat, Sarri shpërthen ndaj UEFA-s: Është një turp, ndihemi sikur kanë tallur…

Mauricio Sarri kërkon zgjimin e Lacios së tij në Roterdam kundër Fejnordit, vendimtare për ambiciet europiane të bardhekaltërve pas humbjes në shtëpi me Salernitanën.

maurizio-sarri_8ibqff9a9rj019chmsfdnpf5x

“Kush do të luajë duhet ta japë 101% të mundësive të tij. E bëmë një idiotësi në ndeshjen e fundit, kështu që më mirë ta harrojmë”.

“UEFA i lejon holandezëve për ta shtyrë ndeshjen e kampionatit dhe përqendruar në Ligën e Europës? Është një turp, ndihemi sikur kanë tallur b… Ne e konsiderojmë të rëndësishme Ligën e Europës. Grupi ynë është i ngjashëm me atë të Totenhemit në Champions. Nuk do të bëjmë llogari, do të zbresim në fushë për të fituar grupin dhe më pas do të shohim”, tha tekniku italian që u shfaq i zemëruar në konferencën për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"