Shtyhet me 24 orë prezantimi i trajnerit të ri të Luftëtarit, shkak bëhet… trafiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2020 | 11:58

Shtyhet me 24 orë prezantimi i trajnerit të ri të Luftëtarit, shkak bëhet… trafiku

Është shtyrë me 24 orë prezantimi i Marko Jovanoviç. Edhe pse ishte njoftuar se do të prezantohej dje, trajnerit të ri i doli një pengesë rrugës: ngeci në trafik. Ai ishte nisur herët nga Serbia, e megjithatë mbërriti më vonë seç duhet në Gjirokastër.

JOVANOVIC

E për pasojë, klubi ka vendosur që zyrtarizimi i tij të bëhet vetëm sot dhe pasi të hedhë firmën mbi kontratë, tekniku do të veshë “tutat” për të nisur edhe stërvitjet. Seanca e parë do të ketë një numër të reduktuar futbollistësh në fushë.

Kur dihet që janë larguar plot 13 futbollistë, kjo ishte e pritshme. Në fushë do të zbarkojnë emra që janë nën kontartë si: Avernold Qyrani, Sadik Basha, Stiven Puçi, Ari Bellai, Muarrem Malaj, Bastri Malaj, Renato Stroka, Enes Isufi, Griseld Lika, Rigeld Zeneli, Kabir Tahiraga apo Mikel Brahilika.

Afrimi i parë në radhët e Luftëtarit quhet Selidjon Zholi. 21-vjeçari është një emër i njohur në ambientin gjirokastrit, pasi është produkt i shkollës së Luftëtarit. Mbrojtësi i krahut të majtë është aktivizuar më herët me të rinjtë, por ka luajtur edhe për Devollin dhe Butrintin.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"