Shtyhet gjyqi Luftëtari-Milinkoviç, gjirokastritët presin 100 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 11:29

Shtyhet gjyqi Luftëtari-Milinkoviç, gjirokastritët presin 100 mijë euro

Luftëtari nuk heq dorë nga pretendimet për të përfituar dëmshpërblim nga ish-trajneri Mladen Milinkoviç, i cili së fundmi ka firmosur me Kukësin. Mosmarrëveshja mes palëve ka përfunduar në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF, pasi trajneri serb pretendon se nuk ka pasur kontratë me Luftëtarin, ndërsa klubi gjirokastrit ka paraqitur një kontratë të rinovuar në prill të këtij viti.

Milinkovic

Dje ka qenë e planifikuar që të zhvillohet seanca e parë e gjyqit mes palëve në FSHF, por të pranishëm kanë qenë vetëm pjesëtarët e klubit gjirokastrit. Ndërsa trajneri i Kukësit nuk është paraqitur në këtë seancë ballafaqimi, me pretekstin se është në fazë përgatitore me verilindorët në Ohër.

Në këto kushte, gjyqi është shtyrë dhe seanca e radhës është vendosur të kryhet më 4 shtator. Përpos pretendimeve të ish-trajnerit serb, Luftëtari nuk heq dorë nga dëmshpërblimi prej 100 mijë eurosh, i parashikuar në kontratën e rinovuar mes palëve. Milinkoviç gjithnjë e ka mohuar se ka nënshkruar kontratën e pretenduar nga Luftëtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"