Shtyhet analiza e humbjes me Erzenin te Dinamoja, presidenti dhe trajneri shkojnë në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 9:50

Shtyhet analiza e humbjes me Erzenin te Dinamoja, presidenti dhe trajneri shkojnë në Itali

Shtyhet analiza te Dinamoja. Marko Pontreli dhe Françesko Moriero shkojnë në Itali, atje ku gjendet prej ditësh edhe Fabricio Mikoli. Gazeta “Panorama Sport” mëson se fill pas ndeshjes me Erzenin, presidenti dhe trajneri kanë shkuar në vendlindje. Nuk dihen arsyet e këtij udhëtimi, por një gjë është e sigurt: ka të bëjë me projektin që kanë nisur me blutë. Megjithatë, vizita është e shkurtër.
dinamo barushi, mikoli, pontreli
Ata do të kthehen vetëm sot dhe nuk përjashtohet mundësia që këto ditë të mbledhin ekipin për ta “shkundur” pas asaj humbjeje. Skuadra u stërvit dje prej orën 10:00 në Pezë dhe përgjatë një ore zhvilluan ushtrime të ndryshme e të lehta streçingu dhe punuan me topin.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"