Shtyhen ndeshjet nga koronavirusi, reagon Marota: Kjo situatë duhej menaxhuar ndryshe …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 15:03

Shtyhen ndeshjet nga koronavirusi, reagon Marota: Kjo situatë duhej menaxhuar ndryshe …

CEO-ja i Interit, Bepe Marota ka shprehur pakënaqësi me vendimin e Ligës së Futbollit për të shtyrë ndeshjet pak orë para se të fillojnë, në kuadër të masave për parandalimin koronavirusit.

kONTE mAROTA

 

Edhe pse thekson se i respekton vendimet që bëhen në të mirë të shëndetit publik, Marota bën thirrje për një takim ku do të diskutohet për fatin e ndeshjeve në javët e ardhshme, në mënyrë që të shmangen vendimet e orëve të fundit.

“Vendimi u mor disa orë më parë nga Liga e Futbollit, e cila njoftoi shtyrjen e 5 ndeshjeve që do të luheshin pa tifozë. Vendimi u njoftua tepër vonë. Si qytetar, kam respekt për shëndetin publik duke qenë se jemi në situatë emergjente. Ndërsa, si përfaqësues i ekipit, jemi shumë të shqetësuar nga ky ndryshim i papritur.

Duhet të miratojmë një rregull të vetëm dhe të drejtë, i cili siguron vazhdimin e kampionatit në mënyrë të rregullt dhe që siguron konkurrencën gjithashtu. Duhet një takim i jashtëzakonshëm sa më shpejt. Nuk dua të krijoj polemika. Liga vendosi dhe ne e pranojmë, por ky kriter ndikon në shumë ndeshje. Jam i shqetësuar për të ardhmen, sepse nuk dua të njëjtën situatë edhe ndeshjen tjetër,” deklaroi Marota.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"