Shtubina: Në Shqipëri diferencat janë të vogla, fiton ekipi që vrapon më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 14:38

Shtubina: Në Shqipëri diferencat janë të vogla, fiton ekipi që vrapon më shumë

Ish-kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, u largua nga ekipi shkodran për të shkuar te Kukësi në merkaton e verës, por eksperienca e tij te verilindorët nuk shkoi siç lojtari e priste.

Tashmë shkodrani i është bashkuar ekipit të Laçit prej disa ditësh, dhe pritet ti japë eksperincë ekipit kurbinas, krahas lojtarëve të talentuar që ata kanë. Në një intervistë për “SuperSport”, Shtubina flet mbi eksperiencën  e tij të re te Laçi.

Shtubina-1

Ditët e para te ekipi i ri?

“Tashmë ndihem mirë, sepse jam afruar edhe me shokët. Mendoj se do të bëjmë një punë të mirë por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kjo skuadër ka shumë grintë dhe dëshirë për të fituar. Besoj që e ka të ardhmen të garantuar dhe do të bëjmë një sezon të mirë”.

A ka Shtubina presion si blerja më e rëndësishme e Laçit në këtë merkato?

“Skuadra i ka sytë nga unë, sepse kam ardhur ta ndihmoj ekipin. Është pak siklet, por kam një moshë që nuk e ndjej presionin. E vetmja gjë që më duhet është të marr ngarkesën në stërvitje dhe ta marr gradualisht që mos të ngutem”.

Mundësitë e Laçit për të arritur Evropën?

Mundësitë janë, sepse në Shqipëri diferencat janë të vogla dhe fiton ajo skuadër që ka më tepër dëshirë dhe që vrapon më shumë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"