Shtubina: Laçi kampion? Jemi skuadër me djem të rinj, mos na ngarkoni psikologjikisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 19:19

Shtubina: Laçi kampion? Jemi skuadër me djem të rinj, mos na ngarkoni psikologjikisht

Futbollisti i Laçit, Ndriçim Shtubina foli në mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku u shpreh tepër i kënaqur për fitoren e arritur në sekondat e fundit. Futbollisti shkodran premtoi që skuadra do të forcohet më shumë në javët në vijim, por nuk duhet ti ngarkojnë lojtarin psikologjikisht.

bandicam 2018-08-25 19-12-58-660

Si ka mundësi që në përballje me Luftëtarin, ndizeni me një tjetër përmbysje, si ajo e sezonit të kaluar?

Luftëtari ka një kundërsulm si vjet, por pak më i dobët se vjet. Ne luajtëm më shumë në qarkullimin e topit. Skuadra jonë ka gjithmonë dëshirë

Ku ndihesh më mirë në mbrojtje apo në sulm?

E kam vështirë të zgjedh. Po në mbrojtje ndihem mirë. Trajneri e vendos. E rëndësishme është të luaj.

Do të ishte një çmenduri, pse jo të fillonit të mendonit për titullin?

Është e vështirë të flasim për titullin, jemi skuadër me djem të rinj, nuk duhet t’i ngarkojmë psikologjiskëshit. Kemi disa lojtarë që nuk janë aktivizuar. Më të fortë do bëhemi, javë pas jave.

Si duket fizikisht skuadra?

Unë kam krijuar një stabilitet dhe regjim, për të zgjatur sa më shumë jetën në sport. Stërvitemi mirë, çdo kush e mban rrëgjimin individual. Kjo ana fizike më ka mbajtur këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"