Shtubina: Kishim probleme pas 2 humbjeve, por Laçi di të reagojë. Isha me fat te goli sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 16:18

Shtubina: Kishim probleme pas 2 humbjeve, por Laçi di të reagojë. Isha me fat te goli sepse…

Lojtari i ndeshjes mes Luftëtarit dhe Laçit, u shpall autori i golit të vetëm, Ndriçim Shtubina, dhe në intervistën për Supersport deklaroi:

shtubina

Nuk ke staturën e qendër sulmuesit, por gjithmonë realizon aty?

Të them të drejtën, gjatë ndeshjes ndryshoj shumë role, duke parë edhe defektet e kundërshtarit, por eksperienca më ndihmon të shkoj te porta. Ndoshta kam edhe pak fat. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm, por qëndrojmë me këmbë në tokë.

Kishte një lloj frike, një ngërç pas atyre 2 humbjeve?

Të them të drejtën, pak probleme kishim nga ana psikologjike, pasi në dy humbje as nuk shënonim gol. Kjo skuadër reagon shumë shpejt, kjo është pozitive, por kemi ndeshje të vështira përpara. Duhet të jemi me këmbë në tokë.

Këmbëngulët deri në fund te goli, arritët të shënonit edhe falë eksperiencës suaj.

Në momentin që erdhi krosimi, mendova se ishte mes portierit dhe mbrojtësit, dhe kisha besim se do mbeste topi aty. E zgjata këmbën, dhe shënova me gju, jo me pjesën e brendshme të këmbës. Isha edhe me pak fat.

Sa larg mund të shkojë një ekip, kur i pret golat nga një lojtar si ju, që nuk luan në qendër të sulmit?

E drejtë, vuajmë pak në sulm, sepse skuadra nuk ka një sulmuesi tipik, por në futbollin e sotëm, nuk ka vetëm një sulmues zonal. Edhe ata të krahëve duhet të vrapojnë shumë. Mundohemi të shënojmë të gjithë.

Goli i 100-të i kampionatit në këtë sezon. Nuk jeni kundra për një premio?

Jo, jo. Nuk jam kundër. (qesh)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"