Shtubina, i emocionuar për kthimin e tij te Vllaznia: Ishte ëndërr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 19:57

Shtubina, i emocionuar për kthimin e tij te Vllaznia: Ishte ëndërr

Pas një viti si drejtor sportiv në klubin rrogozhinas dhe gjithashtu trajner i Egnatias U-21, Ndriçim Shtubina do të jetë pjesë e stafit teknik të Vllaznisë në rolin e ndihmëstrajnerit.

shtubina

“Jam shumë i lumtur që jam sot këtu, pasi është një nga ëndrrat e mia që po bëhet realitet, për më tepër duke marrë një rol kaq të rëndësishëm në klub. Kjo është përgjegjësi dhe vlerësim për gjithçka unë kam bërë në këto vite. Kam qenë i gatshëm për të marrë këtë pozicion, pasi kam grumbulluar eksperiencë të mjaftueshme. Do t’i marrim gjërat me radhë dhe do të nisim sa më shpejt punën”, tha Shtubina në prezantimin e tij te kuqeblutë.

“E kam marrë me shumë dëshirë, kështu që dua më shumë të punoj, sesa të flas para mediave, pasi kështu është kollaj. Duhet që puna jonë të pasqyrohet me rezultate në fushën e lojës. Me Memellin njihemi prej kohësh, sepse kemi punuar bashkë. Mendoj se do të bëhet një punë e mirë, të jemi më këmbë në tokë dhe të kujdesshëm”, ka thënë i emocionuar ish-kapiteni i Vllaznisë në konferencën për mediat.

I pyetur për suksesin tek Egnatia, ai shtoi: “Jam i gëzuar që jam pjesë e atij suksesi, por nuk jam nga ata që kërkoj merita, sepse ky është karakteri im. Janë specialistët dhe ju mediat që keni vlerësuar punën time që kam bërë tek Egnatia”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"