Shtoi 12 kilogramë në 15 muaj dhe u zgjat 20 centimetra, Erling Haland një përbindësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 11:46

Shtoi 12 kilogramë në 15 muaj dhe u zgjat 20 centimetra, Erling Haland një përbindësh

Erling Haland nuk harroi zakonin edhe pas dy muajsh pushime. Norvegjezi vazhdon të shënojë duke bërë që të gjithë të flasin për të. Ai ishte lojtari i parë që shënoi pas rifillimit të kampionatit për shkak të pandemisë botërore. Sulmuesi i Borusias së Dortmundit nuk u ndal as në derbin me Shalken duke treguar një formë të mirë fizIke.

haland

Ish-lojtari dhe ish-trajneri i tij personal në kohën kur Erling luante për Molden, Borren Stinslid, u shpreh për Haland se ky i fundit kurrë nuk ndalonte së rrituri. “Fiziku i tij përgjigjet gjithmonë në mënyrën e duhur pasi ai nuk ndalon kurrë së stërvituri duke rritur perfomancën e tij.

Ai mori një zhvillim të pabesueshëm kur ishte te Molde. Në vetëm 15 muaj ai shtoi 12 kile. Kjo ishte e nevojshme pasi ai u rrit me 20 centimetra në një periudhë shumë të shkurtër. Nëse nuk rriste peshën, atëherë ai rrezikonte të humbiste balancën e trupit. Na duhet ta nisnim gjithçka nga e para”, tha ish-lojtari dhe njëkohësisht ish-trajneri i tij personal. Një tjetër aspekt se pse sulmuesi është në një formë kaq të mirë është edhe dieta e tij.

haland

“Dhe të mendosh që ai ishte gjithmonë i pari që shkonte në tavolinën e ngrënies dhe pjata e tij ishte një mal me ushqim. Ai konsumonte pothuajse gjithçka, edhe një ushqim të pasur me vitamina dhe karbohidrate”. Teksa ka shënuar pothuajse në çdo ndeshje me skuadrën e Borusias, Erling ka fituar menjëherë zemrën e tifozëve të Dortmundit të cilët pas largimit të Robert Levandovskit nuk kishin parë një sulmues aq të fortë dhe premtues për të ardhmen.

Ndeshja e sotme ndaj Volfsburgut do të jetë një tjetër mundësi për të treguar që ai është një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin edhe pse është vetëm 20 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"