Shtohet stafi, një fillestar mëson dorën në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 9:00

Shtohet stafi, një fillestar mëson dorën në Kombëtare

Ndryshime në stafin e Kombëtares. Ish-mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares italiane do të jetë ndihmësi i Panuçit dhe do të zëvendësojë Paolo Rodolfin, i cili do të marrë postin e vëzhguesit të talenteve. Kaseti pritet në nis punën në fund të majit dhe do të debutojë në stolin e kuqezinjve në miqësoret e planifikuara.

KAseti

40-vjeçari është një njohje e vjetër e Panuçit pasi së bashku kanë luajtur te Roma për disa vite. Në të kaluarën, ish-mbrojtësi ka veshur fanellën e Veronës, Leçes, Udinezes, Uatfordit dhe Komos. Lajmi për emërimin e Kasetit si ndihmës trajner i Kombëtares është konfirmuar edhe nga mediat italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"