Shtohet pista e re në Formula 1, ndalesa e tretë e 2020-tës do të jetë në …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 19:45

Shtohet pista e re në Formula 1, ndalesa e tretë e 2020-tës do të jetë në …

Pista e re e Vietnamit për Formula 1 do të jetë gati në fillim të janarit 2020.  Konfirmohet se gara e tretë e sezonit të garave automobilistike do të zhvillohet në shtetin aziatik në data 3-5 prill. Sipas të dhënave të fundit, cirkuiti vietnamez do të ketë gjatësi 5.6 km me shpejtësi maksimale 335 km/h.

vITNAM FORMULA 1

Ndërkohë, struktura e garës do të jetë një ndërthurje mes sektorit të rrugëve të Hanoit dhe sektorit garues të posaçëm, njësoj si posta e Melburnit në Australi.

vIETNAM

Gjatë i seksionit të pit-stopit është 300 m. 2020 do të jetë edicioni i 71-ë i kampionatit botëror i garave automobilistike të Formula 1. Britaniku Luis Hamilton është kampioni i botës në fuqi dhe këtë sezon do të kërkojë të barazojë rekordin e ikonës së makinave Majkëll Shumaker, i cili ka fituar plot 7 tituj kampionë bote.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"