Shtohet konkurrenca për Taren, 3 klube të Premier Ligës interesohen për sulmuesin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 0:25

Shtohet konkurrenca për Taren, 3 klube të Premier Ligës interesohen për sulmuesin shqiptar

Vedat Muriqi është duke kaluar një periudhë shumë të mirë këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Fenerbahçen në Turqi.muriqi

Pikërisht paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit të Kosovës, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e kampionateve të mëdha.

Lacio dhe Napoli e ndjekin prej kohësh futbollistin dhe do të përpiqen ta afrojnë në verë, por nuk janë vetëm këto dy ekipe që duan shërbimet e sulmuesit.

Interes për Muriqin kanë shfaqur edhe 3 ekipe angleze. Bëhet fjalë për Totenhemin, Kristal Palasin dhe Lestërin. Të 3 këto klube e pëlqejnë shumë sulmuesin kosovar dhe do përpiqen ta bëjnë pjesë të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"