Shtohen telashet për Bartomeu, lojtarët e Barcelonës refuzojnë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 23:43

Shtohen telashet për Bartomeu, lojtarët e Barcelonës refuzojnë të…

Shtohen telashet për presidentin e Barcelonës, Hozef Maria Bartomeu. Tani ka një tjetër për të zgjidhur me futbollistët e skuadrës. Lojtarët e ekipit të parë dhe ata të filialit kanë dërguar një burofaks në zyrat e klubit dhe në mënyrë zyrtare kanë refuzuar që të ulin rrogën e tyre.

bartomeu

Bartomeu kishte planifikuar që të zbriste 30% nga rroga e lojtarëve dhe punëtorëve duke qenë se klubin e ka përfshirë kriza ekonomike për shkak të Koronavirusit dhe negociatat ishin të hapura deri më 22 tetor. Megjithatë, kishte kohë edhe deri në 5 nëntor për të arritur marrëveshjen.

Duket sikur futbollistët ia bëjnë të vështirë këtë gjë dhe nuk do të pranojnë. Ata pretendojnë që të ulen në një tavolinë ndryshe nga punëtorët e tjerë të klubit për të biseduar për këtë situatë, por nuk do ta pranojnë uljen e pagave. Barcelona shpreson që mund të arrijë një marrëveshje, por futbollistët nuk janë dakord. Institucioni katalanas është një nga më të prekurit nga “COVID-19”. Barcelona ka konfirmuar përpara disa ditësh që humbjet nga virusi janë afro 100 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"