Shtohen rastet me COVID-19 në ligën elitare të futbollit, zbulohen 4 persona të infektuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:43

Shtohen rastet me COVID-19 në ligën elitare të futbollit, zbulohen 4 persona të infektuar

Edhe pse në Angli po përgatiten për rifillimin e kampionatit, koronavirusi është kthyer në një shqetësim serioz për Premier Ligën.
skysports-premier-league-coronavirus_4988466
Sipas informacioneve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 4 persona nga radhët e klubeve të elitës së futbollit anglez, por nuk bëhet e ditur nëse janë lojtarë, punonjës të klubeve apo pjesëtarëve të stafit teknik.

Gjatë kësaj jave janë kryer 1088 testime, ndërsa skuadrat janë lejuar që të nisin stërvitjen në afërsi fizike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"