Shtohen rastet e të prekurve, Koronavirusi ndërpret kampionatin e parë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:56

Shtohen rastet e të prekurve, Koronavirusi ndërpret kampionatin e parë në Europë

Republika Çeke bëhet shteti i parë europian që ndërpret kampionatin për shkak të shtimit të madh të rasteve me të prekur nga Covid-19.

hero-inter-slavia-1024x641

Ky vendim drastik shqetëson jo pak edhe UEFA pasi 3 ekipe çeke marrin pjesë në Europa Ligë, Liberec, Slavia dhe Sparata Praga. Për momentin, të 3 ekipeve i është dhënë e drejta për të luajtur në Europa Ligë, të paktën për takimet e para në fazën e grupeve. Pjesa tjetër e ndeshjeve mbetet për tu rivlerësuar.

Në stadium për ndeshjet në program, nuk do të jenë të pranishëm asnjë tifoz përveç 350 personave, ku përfshihen organizatorët e takimeve, pjesëtarë të stafeve etj.

PANORAMAPSORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"