Shtohen problemet për Partizanin, pa katër titullarë për ndeshjen me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 10:57

Shtohen problemet për Partizanin, pa katër titullarë për ndeshjen me Kukësin

Shtohen problemet për Partizanin. Sikur të mos mjaftonte mungesa e Boldorit dhe Melos të pezulluar nga Disiplina, që me ndeshjen e Korçës shlyen takimin e dytë, ndaj Kukësit shtohet edhe mungesa e Bruno Telushit dhe Ron Brojës. 

bruno telushi

Të dy mesfushorët mungojnë për pezullime kartonësh, Telushi me 4 të verdhë dhe Broja me karton të kuq. Në këto kushte kampionët janë të zbuluar në mesfushë dhe stafi teknik duhet të bëjë riparime ndaj verilindorëve.

broja-1

Gjasat janë që Trashi të kthehet si në kohët e vjetra në mesfushë, ku mund të luajë përkrah Romeros dhe një nga të rinjtë, ku do të vendoset mes Feratit, Kotes, Dajçit dhe Kodrës. Por mund të avancohet në të djathtë me Idrizajn ose Kërçikun.

PARTIZAN

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"