Shtohen mungesat te Partizani, Daja humb 3 lojtarë të rëndësishëm. Ndryshon formacioni ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 11:14

Shtohen mungesat te Partizani, Daja humb 3 lojtarë të rëndësishëm. Ndryshon formacioni ndaj Laçit

Ilir Daja, trajneri i Partizanit, konfirmoi në konferencë për shtyp se para sfidës ndaj Laçit ka dy mungesa të rëndësishme si Zhunior e Murataj, por edhe Ferhan Hasani që është një mungesë e shtuar gjatë orëve të fundit. Daja nuk preferoi të zbulonte edhe emrin e Ron Brojës, i cili gjithashtu pritet të mos jetë për sfidën ndaj kurbinasve.

Partizani goli 2

BROJA – Kreu i pankinës së kuqe u shpreh se e shqetëson një futbollist i rëndësishëm, që është 50/50 për të luajtur apo jo ndaj kurbinasve. Ky futbollist është Ron Broja. Mesfushori 24-vjeçar është lojtari që po mban në ankth trajnerin Daja, por me shumë gjasa, nuk do ta nisë nga minuta e parë takimin kundër Laçit. 19 ndeshje ka lu- ajtur Broja këtë sezon në Superiore me “demat e kuq” dhe të gjitha sfida, i ka luajtur si titullar.

24-vjeçari ka humbur vetëm një takim, për shkak kartonësh. Në këto 19 ndeshje, Broja ka mbuluar tri pozicione. Daja e ka aktivizuar shpeshherë në rolin e tij natyral si mesfushor para mbrojtjes, por e ka spos- tuar dhe në qendër të mbrojtjes kur Belica ishte i dëmtuar. Po ashtu, Broja ka luajtur dhe si mesfushor i brendshëm, me Koten që u aktivizua në disa sfida si mesfushor defensiv.D0A148AF-D0E0-47C9-A5F1-C7C1481E1938

HASANI – Edhe Ferhan Hasani është një mungesë e rëndësishme për trajnerin Daja. Fantazisti ka luajtur dy ndeshje në Superiore deri më tani me fanellën e “demave të kuq”, por ende nuk e ka gjetur golin e parë. Edhe pse jo ende një titullar fiks, mungesa e “Bubës” pritet të ndihet, pasi është një futbollist që mund të ven- dosë fatet e një ndeshjeje edhe nga stoli. Gjithsesi, Daja me shumë gjasa është më i shqetësuar me mungesën e Brojës, një lojtar që ka qenë titullar fiks për të kuqtë.

FORMACIONI – Skuadra e Partizanit ka mbyllur ditën e djeshme përgatitjet në prag të përballjes me Laçin, e cila është një sfidë tepër delikate. Seanca
e fundit është zhvilluar në orën 11:30, si zakonisht në ambientet e kompleksit sportiv, “Foot- ball Republic”. Trajneri Ilir Daja dhe stafi kanë punuar në seancën e djeshme me lojtarët që kanë pasur në dispozicion, duke afruar edhe disa lojtarë nga ekipi B.

Broja, Murataj, Zhunior dhe Hasani janë mungesat e rëndësishme të kuqve. Sfida Partizani-Laçi është e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore dhe do të luhet sot në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Për këtë sfidë, Daja është i detyruar të bëjë disa ndryshime. Alban Hoxha do të jetë në portë, ndërsa në të djathtë të prapavijës rikthehet Hektor Idrizaj. Bitri dhe Belica në qendër, ndërsa Hakaj majtas. Në balotazh për një vend në mesfushë janë Kristi Kote dhe Donald Mëllugja, ndërsa Mala dhe Bardhi marrin dy pozicionet e tjera.

50594BF2-415A-4A17-BE89-6347AB80FB15

Jasir Asani pritet të luajë djathtas, ndërsa Lukas Kardozo do të bëjë sulmuesin fals. Çinari rreshtohet si titullar në të majtë të sulmit, por një alternativë tjetër për këtë rol është edhe Tedi Cara, i cili ka treguar një formë të mirë këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"