Shtohen “lypsarët” te Partizani, të gjithë kërkojnë lëmoshë tek “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 23:04

Shtohen “lypsarët” te Partizani, të gjithë kërkojnë lëmoshë tek “demat”

Partizani shikohet si faktor i verdikteve në javën e fundit, kryesisht sa i përket ekipit që do të zbresë në Kategorinë e Parë. Pas përfundimit të javës së shkuar, janë shtuar “lypsarët” te Partizani. Në Shkodër ka marrë jetë një nismë popullore, ku kërkohet lëmoshë te të kuqtë.

partizanikamza

Por, edhe te Kamza thuhet se janë në dorë të Partizanit. Në Shkodër kërkojnë që Partizani të luajë drejt ndaj Kamzës, por nuk thonë se si do të luajë Skënderbeu ndaj tyre. Gjithashtu, Kamza e kërkon shpëtimin te Partizani, ku vetë e pati në dorë javën e shkuar ndaj Laçit, por nuk u shtrëngua sa duhet. Por, edhe vetë Partizani është “lypsar”, pasi Europa e tij lidhet edhe me fatet e Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"